Kush është “daja”, kapoja shqiptar i drogës. Prokurori i Barit flet për arrestimet

schedule12:59 / 12/12/2019

“Armë dhe drogë nga Toka e Shqiponjave”, shkruan ‘BariToday’, teksa raporton për operacionin e suksesshëm të policisë italiane. Kryeprokurori i Barit, Giuseppe Volpe, shpjegon se janë lëshuar 20 urdhër-arreste, pas një hetimi që ka zgjatur nga 2017 e deri më tani. Të gjithë personat akuzohen për grup të strukturuar kriminal. Kapoja i bandës ishte shqiptar, tha prokurori. Nga 20 urdhër arreste, gjykata ka vendosur të lërë në burg 10 persona, 5 në arrest shtëpiak, 5 të tjerë detyrim paraqitje.

Hetimet janë kryer nga Drejtoria e Antimafias së Barit, e cila për dy vite arriti të sekuestrojë tonela me marijuanë, pistoleta dhe armë të tjera. Në pranga kanë përfunduar shqiptari, Dhimitraq Kristo i ditëlindjes 1969, që grupi e thërriste “daja”. /abcnews.al

Të arrestuarit e tjerë janë italianë:

Vispo Giuseppe – 1983
Piero Volpe – 1981
Michele Volpe 1978
Alessandro Volpe (alias Fafuec) 1983
Francesco Strisciuglio (alias Piripicchio) 1976
Francesco Tisti (alias Ciccillo) 1978
Lorenzo Pezzolla (alias Enzuccio) 1965
Antonio Antelmi 1986
Antonio Prudentino 1976
Simone Bressani
Vito Modesto Colella
Vincenzo Lobuono
Giuseppe Ruggiero
Raffaele Grosso
Cosimo Ciampi
Alessio Ventrella
Giacomo Palmisano
Sebastiano Acquaviva
Domenico Remini

schedule12:59 / 12/12/2019