Kush është “bosi” i grurit në Ukrainë që u vra bashkë me gruan në shtëpinë e tyre nga sulmet ruse

schedule13:39 - 31 Korrik, 2022

schedule 13:39 - 31 Korrik, 2022

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra bashkë me gruan e tij nga bombardimet “masive” ruse në qytetit jugor të Mykolaiv, gjatë natës së djeshme.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportojnë mediet ukrainase.

Vadatursky zotëronte kompaninë “Nibulon”, që operonte në eksportet e grurit, shkruan BBC.

I ndjeri ishte vlerësuar gjithashtu me çmimin “Hero i Ukrainës” për kontributin e tij në sektorin e dridhërave.

Sipas një vlerësimi të bërë nga  revista “Forebes” në vitin 2020  Oleksiy Vadatursky zotëronte një  pasuri me vlerë prej 450 milion dollarësh

Lexo edhe: Vritet një prej njerëzve më të pasur në Ukrainë, jugu bie “pre” i bombardimeve të rënda ruse

“Kontributi i tij në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe të ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar”, tha Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych, raporton BBC.

Nibulon ka ndërtuar shumë ndërtesa magazinimi dhe infrastruktura të avancuara teknologjike për eksportimin e grurit.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore.

Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë.

Ukraina akuzon forcat ruse për vjedhjen e grurit nga fermat në tokat e pushtuara dhe eksportimin e tyre nëpërmjet Krimesë.

Ndërkohë Rusia i mohon këto pretendime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!