Kush është 37-vjeçari me dy mbiemra i arrestuar dje në Vlorë, si u arratis nga drejtësia italiane

schedule15:13 - 28 Maj, 2020

schedule 15:13 - 28 Maj, 2020

37-vjeçari, Ergust Dumitru (Bubeqi) i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë si autor i disa veprave penale.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në L’Aquila për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge

Në vitin 2008 e kishin arrestuar Bubeqin bashkë me 27 persona të tjerë anëtarë të një bande kriminale.

Këta persona kishin bere një pakt për administrimin e fluksit të trafikut të drogës nga jashtë për në Abruzzo dhe më pas do ta shpërndanin në të gjithë tregun Italian.

Në vitin 2018, Bubeqi kishte humbur gjurmët dhe policia nuk kishte më asnjë shenje te tij.

Por hetimet i karabinierëve të Vastos dhe Montesilvano kanë rindërtuar skemën e arratisjes duke përdorur dokumentet false. Përmes përdorimit të dokumenteve false ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, që jeton në San Salvo.

Kështu nëpërmjet rindërtimit të skemës së arratisjes së Bubeqit, Zyra e Prokurorisë Publike të Aquila nxori menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar, ku u be e mundur edhe kapja e tij diten e djeshme./abcnews.al