Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kush është 17-vjeçari shqiptar që u shpall kampion noti në tre shtete

schedule08:08 - 26 Korrik, 2021

schedule 08:08 - 26 Korrik, 2021

Dalvin Elezi është shpallur kampion noti në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. 17-vjeçari nga Durrësi rrëmbeu vendin e parë në garat International Swimming Meeting “Teuta Cup 2021”. Për gazetaren Romina Braho, Dalvin tregoi ndjesitë që ka përjetuar.

“Ka qenë një ndjesi shumë e mirë se kam punuar 3-4 muaj dhe kam sakrifikuar goxha. Kur u shpalla kampion më erdhi mirë se u ndje mirë dhe familja, Ishte një ndjesi shumë e mirë. Nuk e kisha menduar se do të fitoja.“, tregoi ai.

Edhe pse në një moshë kaq të re, Dalvin ka marrë pjesë dhe në Evropianin e notit, ku arriti të thyejë rekordin kombëtar në stafetën 4 x 100. Ndër të tjera ai tregoi dhe ambiciet e tij për t’u bërë pjesë e Lojërave Olimpike. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!