Kush e kontrollon veriun e Kosovës? Musliu: Jemi në terr, qeveria nuk na ka informuar për asnjë plan konkret

schedule19:42 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 19:42 - 18 Dhjetor, 2022

Gazetarja e Abc Linda Karadaku përmes një reportazhi në veriun e Kosovës, ka sjellë të pasqyruar në emisionin “Ballkan” tensionin dhe përplasjet mes policisë dhe bandave të mbështetura nga qeveria serbe.

Gjatë konferencës për mediat të mbajtur nga deputetja e PDK, Ganimete Musliu, gazetarja Karadaku e ka pyetur se kush e kontrollon veriun e Kosovës sot?

Kësaj pyetje Musliu i është përgjigjur se deri më sot të gjitha forcat politike janë në terr informativ, dhe nuk dinë asnjë gjë për planin strategjik të qeverisë.

Ajo i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të dalë me një plan konkret.

Pjesë nga konferenca:

Karadaku: Kush e kontrollon në fakt veriun e Kosovës, çfarë kontrolli ka mbetur atje nga qeveria e Kosovës nga strukturat tuaja?

Musliu: Ju e keni para qëndrimin tim që kam dhënë përmes rrjeteve sociale, ku unë kam shprehu8r shqetësimin tim për gjendjen e policisë, ku ata janë bllokuar. Ne si PDK kemi kërkuar nga qeveria që të bëjë planin strategjik dhe konkret që ka për veriun. Deri në këto momente jemi në ter informativ nga ana e qeverisë së Kosovës. I bëj sërish apel qeverisë të bëjë planin strategjik që ka për veriun, sepse aktualisht jemi pa rrugëdalje. Përballë bandave në veri, PDK mbështet qeverinë e Kosovës por më parë duhet të kemi planin strategjik që duhet të kemi atje.

/Abcnews.al/