Laçi këtë verë ka bërë disa afrime të rëndësishme, ndërkohë që nga sezoni i kaluar ka ruajtur shumicën e titullarë. Vjet kurbinasit dolën në vendin e tretë dhe sivjet mund të tentohet edhe titulli kampion. Në emisionin “Pressing” në ABC News është i ftuar menaxheri i ekipit, Dario Pali, i cili ka folur në lidhje me skuadrën kurbinase dhe jo vetëm.
Madje ai bëri publik edhe një prapaskenë. “Ka qenë Marku pjesë e kombëtares për këto ndeshje”, u shpreh Pali, duke zbuluar se anësori i krahut të djathtë do të ishte pjesë e Shqipërisë për ndeshjet me Kazakistanin dhe Lituaninë.
Trajneri Reja e kishte parë Albion Markun në ndeshjen me Andorrën, si dhe në sfidën që Lacci luajti kundër Hapoel Beer Sheva. Në atë përballje lojtari i përshtatur në mbrojtës të djathtë pësoi një dëmtim, që e la jashtë Shqipërisë për herë të parë. /abcnews.al