Kush “dridhet” nga rikthimi i Trump? Ekspertët: Më të atakuarit, liberalët evropianë. Ka shpallur një betejë indirekte që…

schedule21:30 - 20 Janar, 2025

schedule 21:30 - 20 Janar, 2025

Kush duhet të “dridhet” nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë? Për këtë po diskutohet në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, ku ish ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se nuk përcolli asnjë mesazh të ri gjatë fjalimit inaugurues.

Sipas ish ministrit të Jashtëm Arjan Starova, Trump kërkon që të veprojë shpejt si një biznesmen, por shtoi se diplomacia bën të kundërtën. Opinionistja Ornela Çuçi u shpreh se më të rrezikuar janë liberalët evropianë.

Kapiteni Dritan Goxhaj thotë se nga frika duhet të dridhet deep state, që sipas të cilit kontrollon departamentin e shtetit amerikan dhe Evropën.

Pjesë nga diskutimi:

Paskal Milo: Ardhja e një presidenti në Shtëpinë e Bardhë përgjithësisht është çmuar edhe në të shkuarën, edhe tani si mundësi për të forcuar më tepër sigurinë, paqen ndërkombëtare se sa për ta orientuar politikën drejt kërcënimit. Fjalimi i presidentit ka shumë pikëpyetje. Për mua, fjalimi nuk solli ndonjë mesazh të ri përtej atyre që ka artikuluar gjatë fushatës dhe pasi u zgjodh president.

Arjan Starova: Nga frika duhet të dridhen ata që bëjnë luftëra, politika kapricoze, diktatoriale si Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia. Është mirë që ata të ndihen të frikësuar por shpresojmë që të bëhen sa më shpejt. Trump ka treguar se ndoshta edhe me përvojën si biznesmen kërkon që gjërat të bëhen shpejt, gjë që shpeshherë diplomacia e ka një defekt, lëviz avash. Ai do të ecë shpejt dhe shpresoj që të bëhen se është mirë që ata që duhet të dridhen, të dridhen.

Ornela Çuçi: Për mua të parët që dridhen janë liderët liberal evropianë pasi janë më të atakuarit. Në fakt Trump e tregoi edhe para fushatës se aleatët e tij janë më afër formatit të Orban sesa Scholz.

Dritan Goxhaj: Do të dridhet deep state oligarkik që ka marrë peng departamentin e shtetit, pasi me deklaratën e Trump se si do të ribalancojmë peshoren e drejtësisë, dmth se do të cenojë depp state që marrë nën kontroll shtetin në Amerikë dhe perëndimin. Gjeopolitikisht ata që kontrollin deep state, Macron, Scholz ata që janë nën kontroll e deep state.

Xhavit Shala: Në këtë situatë, ata që duhet të dridhen janë grupet kriminale që merren me trafikun klandestin në jugun e SHBA. Të trembur dhe të fshehur duhet të jenë kartelet e drogës. Për herë të parë në historinë e SHBA, kartelet cilësohen si organizatë terroriste dhe i jepet mundësia shtetit amerikan që të japë goditje. Nuk them se do të dridhet e gjithë Evropë. Ka pak pasiguri, do të ketë ndryshime të mëdha, por rendi botëror nuk përmbyset. Fakti që nuk kishte përfaqësues nga Evropa, nuk përbën problem. Protokolli nuk parashikon të ftohen kryetarë të shteteve. Ka ftuar Melonin dhe atë të Argjentinës për të dhënë mesazh që ndërkombëtarisht duhet të ndihet betimi i Trump, por nuk është diçka për Evropën.

Kreshnik Osmani: Inaugurimi i Trump hap padiskutim një faqe të re në sistemin global në tërësinë e tij. Ka përcjellë mesazhe të forta që tregojnë se ka ardhur për ta hapur këtë faqe të re. Ka shpallur në mënyrë indirekte një betejë jo shumë agresive por ka përcjellë mesazhe të një beteje që do ta nisë me elitat liberale në Evropë. Nuk besoj se do të ketë dridhje në Evropë në rrafshin startegjik të aleancës, qoftë në aleancën anglo sanksione, apo BE euroatlantike dhe Amerikë BE por do të jenë elitat liberale të majta të Evropës që dridhen sot, se e ka njoftuar edhe Elon Musk, njoftimi i tij i djeshëm ka qenë tronditës për liberalët e Evropës ku ka shpallur postulatin e tij, “Ta bëjmë Evropën sërish të madhe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!