Monika dhe Iliri kanë diskutuar se kush do të shkojë në finale pas këtij të fundit. Iliri ishte finalisti i parë që shkoi në finale. Donaldi nuk u përfshi në televotim për shkak të dënimit që mori pasi futi Mozzikun brenda shtëpisë së Big Brother. “Jam e sigurt dhe Donaldi është finalsit, jam miliard e sigurt.”, i thotë ajo Ilirit.
Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Beniada janë në nominim dhe njëri prej tyre do të dalë të premten. Donaldi shkoi automatikisht në televotim pasi theu rregullat e Vëllait të Madh.Ai u përfshi të martën në një debat të ashpër me Einxhel. Kjo nisi pasi kjo e fundit tha se vëllezërit Veshaj morën famë prej të dashurave të tyre.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga aktori i humorit. Debati agravoi më tej kur Einxhel përmendi përplasjen që kanë pasur jashtë shtëpisë. Sipas saj, binjakët e kishin hequr padrejtësisht nga puna kur ishte pjesë e emisionit “Binjakët Show”. Por Donaldi pretendon se Einxhel nuk ishte treguar korrekte në punë. /abcnews.al