Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush do të jenë artistët e mëdhenj që pritet të hapin Kampionatin Botëror

schedule17:20 - 22 Shtator, 2021

schedule 17:20 - 22 Shtator, 2021

Lady Gaga dhe Abba mund të performojnë në Kupën Botërore të Katarit vitin e ardhshëm. Sipas The Times, Katari dëshiron të përshëndesë tifozët nga e gjithë bota me “stil perëndimor”, duke përfshirë figura te mëdha si Lady Gaga, Abba, Andrea Bocelli dhe Aerosmith.

Këngëtarët dhe muzikantët, të gjithë kanë kontrata me “Universal”, e cila ka një partneritet me FIFA-n. Por, tifozët e futbollit do të duhet të jenë të kujdesshëm. Sipas ligjit të Katarit, të dehesh ose të pish në vende publike përbën një vepër penale, shkruan The Sun.

Lady Gaga është një nga katër aktet muzikore të profilit të lartë me të cilat Doha është në bisedime



Mosha e pirjes në vend është 21-vjeç dhe sipas  “The Times” thotë se ligjet nuk ka gjasa të ndryshojnë për turneun. Kupa Botërore e vitit të ardhshëm do të jetë ndryshe nga të tjerat. Do të jetë Kupa e parë Botërore e mbajtur në dimër, dhe distanca më e madhe midis stadiumeve është vetëm 45 milje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!