Vizita të rëndësishme dhe angazhime teë ndërkombëtarëve për rinisjen e dialogut Kosovë Serbi ka pasur Kosova në muajin e kaluar.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve i lehtësuar nga Bashkimi Evropain kishte ngecur, ndërkohë pala kosovare kërkonte edhe përfshirjen e SHBA-së në këtë dialog.
Pasi SHBA-ja caktoi Richard Grenell të dërguar të SHBA-së për dialogun, ky i fundit dy herë vizitoi Kosovën. Madje me ndërmjetësimin e tij u arrit edhe marrëveshja për linjën speciale ajrore Kosovë Serbi. Një javë pas vizitës së tij të fundit në Kosovë ku edhe paralajmëroi një marrëveshje tjetër, Kosovën e vizitoi edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borreli.
Borreli madje tha se BE do të emëroj të dërguar special për dialogun. Por mbetet pikërpyetje se kush do të ketë rolin udhëheqës në gjithë këtë proces.
Për analistin Fisnik Halimi, Ëashingtoni do të jetë udheheqës i këtij dialogu ku pritet edhe arritja e marrëveshjes Finale Kosovë Serbi.
“Ka kohë që dialogu është në duart e shtëpisë së Bardhë dhe kjo nuk do të ndryshojë për një arsye të vetme sepse Europa në formën sesi funksionon është e paaftë të merret me probleme të thella siç është problemi Kosovë-Dserbi”, thotë Halimi.
Por ndryshe thotë Demush Shasha drejtor ekzekutiv i institutit EPIK.
“SHBA ka një rol kyç në dilaogun për normalizimin e marrëdhënieve , por rol udhëheqës do ketë BE”, shprehet ai.
Sikur përpara ashtu edhe sot edhe në të ardhmen SHBA-ja do të ken rol kyq në normalizimin e mrrëdhënieveKosovë Serbi, por rol udhëheqës do të ketë BE-ja.
Sipas Shashës roli I BE-së në këtë dialog është I bazuar në rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara.
BE në vazhdimësi e ka mbajtur rolin udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi dhe këtë e ka bërë jo kokë më vete por bazuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë analistët kërkojnë që ky dialog të ringjallet dhe të fitojë dinamikë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale. /abcnews.al