Kush do ta paguajë faturën e përmbytjeve në Obot? Qeveria “lanë duart”: Lekët t’i japë Ademi

schedule18:09 - 23 Shkurt, 2021

schedule 18:09 - 23 Shkurt, 2021

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u shpreh në studion e ABC-së përballë gazetarit Endri Xhafo se faturën e përmbytjeve në Obot, por edhe të gjitha zonat e tjera të prekura duhet ta paguajë pushteti lokal, bashkitë.

Kush do ta paguajë faturën? Ne kemi një ligj për mbrojtjen civile. Nuk u shpall gjendja e fatkeqësisë, por në të tilla situata bashkitë duhet të kenë një fond 4% për të përballuar këtë dëm. Bashkia duhet të bëjë dëmshpërblimin. Duhet ta bëjë bashkia. Në Obot ne si ministri Bujqësie kemi vendosur në ndihmë një sasi ushqimi që shkon 56 ton për bagëtinë” tha ministrja në studion e ABC-së.

Pak ditë më parë e ftuar në Radarin Informativ në ABC, Voltana Ademi u shpreh se fatura e dëmeve shkon mbi 4 miliardë lekë dhe se këtë do ia çonte qeverisë, e cila sot “lau duart” duke ia lënë përgjegjësinë bashkisë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!