Një sherr për parkimin poshtë pallatit në lagjen nr. 12 në Durrës u mbyll me dy të plagosur mbrëmjen e sotme.
Nënë e bir u qëlluan me armë zjarri në këmbë nga fqinji. ABC sjell pamjet nga lagja nr. 12 në Durrës ku ndodhi plagosja e dyfishtë. Gazetari i ABC, Leonidha Musai raporton se të plagosurit janë Valbona dhe Flamur Çerma, ndërsa autori Zyber Juba.
Fillimisht fqinjët u konfliktuan fizikisht më pas Juba nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Flamur Çermës, ndërsa plumbat nga këmbët kapën edhe nënën e tij që ishte në vendin e ngjarjes.
Zyber Juba u arrestua menjëherë. Policia rrethoi pallatin duke kërkuar largimin e banorëve të tjerë të zonës nga vendi i ngjarjes, ku u sekuestrua armë dhe u mblodhën provat nga grupi hetimor.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit./ db/ Abcnews.al