Duke u ndalur tek mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD-së të parashikuar më 30 prill, lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha u shpreh se do të jetë Kryesia që do të drejtojë këtë parti.
Sipas Berishës, fillimisht nga Kuvendi i 30 Prillit do të dalë Kryesia e partisë ndërsa më pas deri në zgjedhje të kryetarit të ri do të jetë ky institucion që do të drejtojë PD-në.
“Unë besoj se nuk do të vazhdojë me Komisionin e Rithemelimit, por do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, që do të zgjedhë kryesinë dhe ajo do të jetë deri në zgjedhjen e kryetarit. Besoj se kjo do të jetë. Kryetari do të zgjidhet fill mbrapa. Për një kohë do të zgjidhet kryesia”, tha ai./abcnews.al/