“Kush dëshiron mund të largohet”, Perez i hap derën liderit të skuadrës

schedule20:40 - 22 Prill, 2021

schedule 20:40 - 22 Prill, 2021

Real Madrid është i zënë me Superligën këto ditë, por ka edhe çështje të tjera të rëndësishme për të zgjidhur në klub. Një prej tyre është e ardhmja e Rafael Varane. Mbrojtësit i skadon kontrata në verën e vitit 2022, por flitet se dëshiron të largohet.

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid u pyet në lidhje me kampionin e Botës dhe u tregua i prerë, duke i hapur derën në rast se Varane kërkon të lërë klubin. Presidenti shton se francezi ende nuk ka kërkuar në klub largimin.

 

 

“Unë i shoh ende të gjithë lojtarët si pjesë të skuadrës aktuale. Nëse dikush dëshiron të largohet, mund ta bëjë. Megjithatë, për momentin të gjithë dëshirojnë të vazhdojnë të jenë pjesë e Real Madrid, askush nuk më ka shprehur të kundërtën”, u shpreh Perez. /abcnews.al