Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit ka presidencën aktuale të Bashkimit Europian, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Shkup tha se zgjidhja e çështjes së emrit është një shans i madh për për Maqedoninë dhe gjithë rajonin.
Ai bëri apel që qytetarët të marrin pjesë në referendum.
Kurz përgëzoi palën maqedonase për arritjen e marrëveshjes me Greqinë duke shpresuar se maqedonasit do të votojnë pro anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO./abcnews.al