Kancelari austriak, Sebastian Kurz, deklaroi në Beograd se marrëveshja Kosovë-Serbi është kusht për integrimin në BE. Këtë e pranoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, por tha se zgjidhja për këtë çështje është ende larg.
Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës dhe zgjidhja e problemit është kushti bazik për integrim në BE. Austria është angazhuar mjaft për Ballkanin dhe ka rritur interesin e saj. Kancelari kërkoj mbështetje për politikanët që dialogojnë.
Sebastian Kurz, Kancelar i Austrisë: “Bashkimi Evropian nuk duhet te jëte pengesë, por një mbështetje aktive. E dimë që është rrugë e gjatë, por një rrugë shumë e mirë”.
Beogradi është i gatshëm për dialog çdo herë për ta gjetur një zgjidhje të kompromisit. Presidenti serb tha megjithatë se zgjidhja është larg me milje.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “E falenderoj kancelarin për fjalët e tij që edhe populli serb ta dijë këtë se cfare eshte kusht per integrim. Është e lehtë ti themi jo BE-së, por mos harroni se 68 për qind të tregtisë e kemi me te dhe 20 për qind më vendet e tjera të rajonit që aspirojnë të hyjnë në BE”.
Kancelari austriak ka qëndruar në Serbi në një turne në disa vende përfshirë edhe Prishtinën. Vjena ka një numër të madh qytetarësh nga Ballkani, e sidomos një komunitet të madh serb./abcnews.al