Kurti zhvillon sot takim me dy senatorë amerikanë

schedule10:14 - 22 Maj, 2023

schedule 10:14 - 22 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në një takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Takimi do të zhvillohet në orën 15:00 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës në Prishtinë, teksa mësohet se do të ketë edhe një deklaratë për media.

Ndërkaq, të enjten në një mbledhje në Komitetin për marrëdhënie të Jashtme në Senatin e SHBA-së është diskutuar për Kosovën, ku kanë raportuar edhe Derek Chollet, dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nga aty, Chollet ka falënderuar senatorin Murphy për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë.

Në të njëjtin takim nga Cholleti dhe Escobari është përsëritur qëndrimi se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Srpska.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!