Për analistin Lavdim Hamidi, zgjedhja e presidentes në fillim të vitit të ardhshëm kërkon së paku 80 vota, për të cilat shprehet skeptik nëse opozita do të bëjë marrëveshje me Kurtin. Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, është folur se president mund të jetë një person nga familja Jashari për të cilin nuk dihet nëse mund të bëhen votat për mandatin e tij.
“Nëse Kurti arrin të marrë tre deputetë të nismës social demokrate edhe vetë minoritetet jo serbe, mund të formojë një qeveri të brishtë dhe nuk mund ta zgjasë më shumë mandatin deir në fillim të vitit të arshshëm. Për zgjedhjen e presidentes duhet të jenë 80 vota dhe nuk mund ta bëjë pa mbështetjen e opozitës e cila është e vendosur që nuk do të bëjë marrëveshje me Kurtin prandaj rrezikon të kemi zgjedhje.
Është folur që mund të jetë një person nga familja Jashari por nuk dihet nëse mund të bëhen të gjitha votat. Nëse përkrahet nga një subjekt politik nuk e di nëse mund të marrë votat.
Nuk është situatë normal për një shtet si Kosova, duhet të nxitonim të formonin institucionet e reja. Dikush ka dhe kalkulime politike ku flitet që Kurtiti i intereson që të ketë zgjedhje paralelelisht me ato lokale dhe thuhet se mund të kemi shtyrje të tyre deri në tetor. Nëse shkojmë në zgjedhje nacionale mund ta angazhojë votën edhe për zgjedhjet lokale.”