Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti: Veprimet e Thaçit do t’i adresoj në Gjykatën Kushtetuese

schedule20:56 - 22 Prill, 2020

schedule 20:56 - 22 Prill, 2020

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Ablin Kurti, në një konferencë për mediat ka deklaruar se veprimet e sotme nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe partive të tjera, do t’i adresojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, tha Kurti në konferencë.

“Presidenti i Kosovës thirret në disa dispozita të Gjykatës Kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, ai u referohet disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, por, me këtë tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar të njëjtat, apo mbase edhe nuk i kanë kuptuar, ku i dihet!”, shtoi Kurti më tej.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!