Analisti Skënder Minxhozi e ka cilësuar si të ftohtë dhe të rezervuar, urimin e kryeministrit të detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se reagimi i tij, ishte i ndryshëm nga atë të shqiptarëve të Kosovës, të cilët festuan.
Ndërsa analisti Frrok Çupi deklaroi se Kurti nuk është entuziast për sukseset e Shqipërisë.
Skënder Minxhozi: Është një mesazh në minimumin e të pranueshmes dhe te asaj që mund të jetë festa, gëzimi që mund të kenë liderët politikë. Reagimi nuk përkon me reagimin e rrugëve të Prishtinës. Ishte më i përmbajtur. Albin Kurti ka pasur një reagim që ka pasur një lloj rezervimi, ftohtësie, distance që ka zhvilluar me Shqipërinë edhe në plane të tjera. Mesazhi i Osmanit, tjetër lloj ngrohtësie. Kurti ishte protokollar. Si një i tretë që sheh një ndeshje që reagon në mënyrë të ftohtë.
Frrok Çupi: Ky është një urim që dëshmon se ai është i lodhur edhe me urrejtjen ndaj Shqipërisë. Realisht, Shqipërinë ai nuk e do. Fakti që Kurti donte të ndryshonte balancat në zgjedhjet e kalaura, dëshmon se ka një nerv, jo normal ndaj Shqipërisë. Kjo është edhe për arsyen se e shikon ndeshjen si dominues. Përderisa e duan një gjë, unë nuk e dua një gjë. Nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Ishte ndeshje mes fqinjësh dhe jo vetëm mes nesh dhe Serbisë, që kemi probleme të hershme. Dihet botërisht, historikisht që nuk ka fqinjë të mirë. Kjo është një filozofi, tjetër gjë. Kurti nuk ka entuziazëm për kulmin në vendin tonë. Me të tjerët ndodh ndryshe./abcnews.al

