Gazetari Jeton Zogjani ka deklaruar se në kushte normale, Vetëvendosje dhe çdo subjekt politik duhet të tregojnë maturi dhe bashkëpunim, duke theksuar se Lista Serbska është kategori kushtetuese dhe legjitime.
Sipas Zogjanit, vonesat në krijimin e institucioneve rrezikojnë pasoja serioze, përfshirë mungesën e pagave dhe funksionimit normal të shtetit në prag të muajit mars ku do te zgjidhet presidenti i ri.
“Në kushte normale, VV dhe secili subjekt politik duhet t’i thërrasë mendjes dhe të bëhet bashkëpunues, sepse Lista Serbska është kategori kushtetuese. Ky është fakt, sepse ata janë legjitimë. Mjaft më është bërë lojë për të ngritur atë ndjenjë qytetare se ne jemi kundër Listës Serbska.
Kanë përfunduar disa cikle zgjedhore: ai i shkurtit të vitit të kaluar, balotazhet që kaluam dhe tani do të shkojmë në një cikël të rregullt zgjedhor. E dimë që secila gjë që vonohet krijon pasoja, edhe në aspektin financiar.
E gjithë ajo që ka kërkuar VV e ka arritur: ka arritur të ketë 51.10 për qind të votave të shumicës dhe ne duhet të kalojmë në një cikël të rregullt dhe të mos bëhet më fushatë për të arkëtuar vota.
Duhet të sillet me maturi në krijimin e institucioneve. Ne jemi afër muajit mars, ku na gjen pa institucione dhe pa paga.”


