Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me drejtorin rajonal për Europë dhe Azi Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Martin Schuepp.
Fokusi i këtij takimi ishte çështja e personave të pagjetur nga lufta e Kosovës. Kryeministri Kurti tha se çështja e të pagjeturve është një plagë e hapur, ndërsa shtoi se është me rëndësi që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë, sepse krimet sipas tij janë kryer nga shteti serb.
Nga ana tjetër Schuepp u shpreh se qytetarët të cilët kanë përjetuar ngjarje të luftës të mos heshtin, por të flasin pasi në këtë mënyrë u shpreh ai, mund të kuptohen shumë gjëra rreth atyre ngjarjeve.
/abcnews.al/