Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Bruksel këtë të enjte është takuar me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.
Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën më të sigurt.
“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti./abcnews.al
.#NATO is the greatest security alliance the world has ever seen. W/ Secretary General @jensstoltenberg I emphasised that its presence in #Kosova is indispensable in keeping peace & providing security and #Kosova membership in #NATO makes the region & Europe much safer. pic.twitter.com/xMBGZx1tdJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2021

