Kurti takon Philip Reeker dhe Matthew Palmer, diskutojnë për dialogun

schedule22:45 - 2 Korrik, 2021

schedule 22:45 - 2 Korrik, 2021

Gjatë pjesëmarrjes në “Forumin e Prespës”, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar disa takime me liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e lartë nga Evropa dhe SHBA-të.

Në konferencën dy ditore ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, në Ohër  të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kurti dha një propozim se si rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian, përmes një marrëveshje dhe marrëdhënie të re, të tillë çfarë e kanë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

“Ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm për paqen dhe pajtimin në Ballkan, deklaroi ai.

Në një komunikatë për medie, zyra e kryeministrit njofton se kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me Ndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, MatthewPalmer.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe Gërvalla po ashtu kanë takuar edhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ku diskutuan lidhur me takimin e 15 qershorit në Bruksel.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me të cilin kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe nisjen e procesit të ri të dialogut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Ohër, kryeministri pati takime edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e PDI-së, Ali Ahmeti si dhe disa përfaqësues të tjerë nga Evropa dhe SHBA-të.

“Po ashtu, kryeministri Kurti pati takim të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi. Takime të ndara, pati edhe me eurodeputeten sllovene, Tanja Fajon, ish-eurodeputetin gjerman nga Partia Socialdemokrate, Knut Feckeinstein si dhe profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Eduard Joseph”, njofton zyra e kryeministrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!