Kurti takon kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut

schedule21:50 - 20 Qershor, 2023

schedule 21:50 - 20 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim këtë të martë, kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç.

Ky i fundit, i tha Kurtit se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

Nga ana tjetër, Kurti i siguroi mbështetjen e plotë Atiçit nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, ka pritur sot Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Ađančić, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre. Kryetari Atiq e njoftoi kryeministrin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

Duke i uruar punë të mbarë dhe mirëseardhje, kryeministri Kurti i siguroi mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune, me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe shërbimet më efikase ndaj qytetarëve. Komuna e Mitrovicës Veriore, është e hapur dhe transparente, drejtorët komunalë janë përzgjedhur për të përfaqësuar frymën multietnike dhe bashkërisht po punojnë me përkushtim, pa përjashtim dhe me profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!