Kurti sot në Bruksel, nga kush do të shoqërohet

schedule10:02 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:02 - 7 Dhjetor, 2021

Në Bruksel, sot do të mbahet takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Delegacionin e Kosovës e udhëheqë kryeministri, Albin Kurti, kurse në atë të BE-së do të jetë shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Lexo edhe: Albin Kurti zhvillon sot vizitë zyrtare në Bruksel, zbardhet axhenda

Në delegacionin e Kosovës po ashtu bëjnë pjesë: zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!