Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti shpreh keqardhjen që nuk u takua me Thaçin: Do kemi kohë

schedule14:26 - 15 Shkurt, 2020

schedule 14:26 - 15 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW nga Mynihu, ka folur edhe për çështjen e  mos koordinimit me presidentin, Hashim Thaçin, para udhëtimit për në Gjermani.

Kurti ka thënë se mbase nuk ishte mirë që nuk u takuan, por thotë se do të kenë kohë që të takohen dhe sipas tij një gjë e tillë nuk do të jetë problem.

Gjithashtu kreu i qeverisë është shprehur se ka vullnet për unifikim të qëndrimeve dhe që Kosova të ketë vetëm një politikë të jashtme. Kurti ka përmendur gjithashtu letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në të cilën kërkohej që Kosova të fliste me një zë të unifikuar.

“Nuk e di se sa do të mund t’i unifikojmë qëndrimet. Por unë shprehi vullnetin që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme të Republikës së Kosovës. Madje edhe në letrën e 14 dhjetorit të 2018 që Trump ia dërgoi presidentit të Kosovës, ka thënë që Kosova duhet të flas me një zë unifikuar me një zë të bashkuar. Këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Nuk është mbase mirë që nuk u takuam para se të vijmë këtu, pro do kemi kohë që të takohemi, pa problem”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministtri një ditë para nisjes në Mynih i dërgoi preisdentit Thaçi ftesë për një takim konsultativ, por ky i fundit kishte udhëtuar në Gjermani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!