Kurti, rikthen kushtet për dialogun/ Nuk mëson nga gabimet e të shkuarës, kërkesa të reja diplomatit danez

schedule17:15 - 14 Shkurt, 2025

schedule 17:15 - 14 Shkurt, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila është po merr pjese në Konferencën e Mynihut në Gjermani, ka takuar Peter Sorensen, të dërguarin e posaçëm te Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Sorensen është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ky I fundit madje I ka vendosur kushte diplomatit danez. Kurti ka kërkuar qe te dorëzohet Milan Radoicicc, të tërhiqet letra e ish-kryeministres serbe Ana Bernabic, e cila kërkonte që mos e pranohej anëtarësimi I Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të nënshkruhet marrëveshja e të respektohet nga Serbia.

Takimi mes tyre vjen pasi shefja e diplomacisë e BE Kaja Kallas foli për dialogun, duke thënë se duhet gjetur një mënyre e re për ta riaktivizuar atë dhe pasi vete Sorensen pranoj se ditët e fundit ka patur takime ne Paris dhe Berlin për të biseduar ç’drejtim do të marri kjo çështje.

“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

Ajo tha se do të vazhdojë të punojë me aleatët që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës se Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Munih, u takua gjithashtu me anëtarin e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, me te cilin bisedoj rreth bashkëpunimit për të ardhmen euro-atlantike të dy vendeve dhe presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Në Mynih, Albin Kurti shoqërohet nga ministrja ne detyre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të cilët nga postimet ne rrjetet sociale duken te lumtur nga ky udhëtim, edhe pse gjate qeverisjes se tyre nuk kane arritur asnjë rezultate konkret as në cështjet e sigurisë, përfshirë këtu pamundësinë e anëtarësimit të vendit në NATO.

Konferencën e Sigurisë në Munih është një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!