Kurti refuzon sërish drejtësinë/ Kryeministri-Prokurorisë: Pse nxitoheni?

schedule17:10 - 7 Mars, 2025

schedule 17:10 - 7 Mars, 2025

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka reaguar sërish lidhur me çështjen e dëshmisë së Kurtit në Prokurorinë Speciale, të cilën ka refuzuar ta japë të martën, siç e kishte urdhëruar Gjykata Themelore.

Zyra e Kurtit thotë se kjo çështje është politizuar dhe përsëriti se Kurti është i gatshëm të japë dëshminë por me kushtin që të merret në zyrën e tij.

Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedurial që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes, thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit Kurti.

Për më tepër, zyra e kryeministrit tha se deri më tani nuk kanë reaguar për debatin publik për shkak të respektit për procesin ligjor për të cilin thotë se duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!