“Kurti refuzoi takimin në BE”, Kupchan: Mosmarrëveshjet afatgjate nuk zgjidhen kurrë me ultimatume

schedule11:17 - 27 Qershor, 2024

schedule 11:17 - 27 Qershor, 2024

Albin Kurti refuzoi të mërkurën që të ulej në tryezë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi me presidentin Aleksandër Vuçiç, duke i thënë Brukselit zyrtar se në mënyrë që ky dialog të shkojë përpara Prishtina Zyrtare kërkon plotësimin e tri kushteve.

Lidhur më këtë çështje ka bërë një reagim edhe ish-drejtori i çështjeve europiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan.

Kupchan është shprehur se kryeministri i Kosovës, nuk duhet të kishte refuzuar bisedimet me presidentin Aleksandër Vuçiç, në takimin e thirrur më 26 qershor, nga BE. Kjo sipas tij nuk është aspak në dobi të Kurtit.

“Mosmarrëveshjet afatgjate nuk zgjidhen kurrë me ultimatume”, është shprehur ai, gjatë një interviste për Evropa e Lirë.

Më tej shtoi se udhëheqësit e dy vendeve, herët a vonë, do të duhet të bëjnë “kompromise të vështira”.

/abcnews.al/