“Kurti refuzoi BE, jo Ramën”, Hoti: Kosova refuzuese e integrimit rajonal

schedule18:26 - 17 Korrik, 2023

schedule 18:26 - 17 Korrik, 2023

I ftuar në një lidhje skype me edicionin “Special Report” ka qenë analisti Agron Hoti, i cili u shpreh se Kurti me refuzimin për të pjesë në takimin e sotëm në Tiranë, praktikisht refuzon kështu Procesin e Berlinit.

Ai tha se shqiptarët duhet të jenë të gëzuar që Shqipëria po kthehet në një qendër në Rajon sa i përket procesit të integrimit europian në tërësi.

Lajmi më i mirë për Shqipërinë është se ajo po kthehet në një qendër në Rajon sa i përket procesit të integrimit europian në tërësi dhe kjo duhet t’i gëzojë shqiptarët.

Ndërkohë mospjesëmarrja e Kosovës në këtë takim, është për keq ardhje dhe kjo nuk mund të shihet ndryshe, përpos një refuzim i Procesit të Berlinit, sepse pa marrë parasysh se ku mbahen takimet, Kosova ka qenë pjesë integrale. Kjo është për të ardhur keq” tha Hoti.

Analisti shtoi se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është duke kundërshtuar 3 procese të integrimit, i pari ishte Ballkani i Hapur, i dyti është Procesi i Berlinit dhe i treti procesi i stabilizim – asociimit.

Tri procese është duke kundërshtuar Kurti, i pari ishte Ballkani i Hapur, që ishte nismë amerikane dhe është absurde që ta quaje në atë kohë Open Ballkan iniciativë ruse, kur Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin anëtare të NATO dhe mundoheshin t’i jepnin një shtysë zhvillimit rajonal të mbetur prapa.

Procesi i dytë është ai i Berlinit dhe procesi i tretë kur Kurti është duke refuzuar integrimin rajonal është procesi stabilizim – asociimit që që është procesi zyrtar i Bashkimit Evropian me vendet e Rajonit dhe në këtë pikë Kosova doli si refuzuese e integrimit rajonal nga kurthi i Vuçiç që bëri në veri.

Nga ai kurth i Vuçiç, Kosova është futur sot nën izolim” , u shpreh Hoti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!