Kurti raporton në Kuvend për dialogun me Serbinë

schedule08:37 - 11 Qershor, 2021

schedule 08:37 - 11 Qershor, 2021

Në Kuvendin e Kosovës këtë të premte do t zhvillohet seancë plenare  në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri Albin Kurti pritet që para deputetëve të raportojë mbi ecurinë e punës në lidhje me procesin me Serbinë.

Ndërkohë kujtojmë se me 15 qershor në Bruksel pritet që të takohet kryeministri i Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.e.su./abcnews.al