Kurti: Qeverisja lokale po i bën opozitë nivelit qendror, kjo është gabim

schedule10:50 - 10 Maj, 2023

schedule 10:50 - 10 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja lokale po i bënë opozitë nivelit qendror. Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, kurse tash po ndodh e kundërta, e cila sipas tij është gabim.

Ai paraqiti disa shifra që dëshmojnë rritjen e përkrahjes finaciare të qeverisë së tij ndaj komunave. “Buxheti komunal tani është 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna se ish-qeveritë e kaluara. Kjo vlerë rekorde vjen si rezlutat i të hyrave për buxhetin”, tha ai.

Derisa, paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!