Kurti: Qeveria program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë

schedule07:19 - 1 Mars, 2020

schedule 07:19 - 1 Mars, 2020

Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së zhvilluar me kabinetin qeveritar të shtunën në Prevallë, është shprehur se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Tëitter,  ka theksuar se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këtij janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën se në mbledhjen gjithë ditore në Prevallë, janë definuar tri çështje. Sipas tij, bëhet fjalë për përmbylljen e programit qeverisës 2020 – 2023, diskutimin e problemeve që kanë gjetur në secilën ministri dhe dakordimin për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!