Kurti po “vjedh” kohë/ Analistët në Kosovë: Kërkon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

schedule17:22 - 13 Shkurt, 2025

schedule 17:22 - 13 Shkurt, 2025

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin një befasi, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve – më pak se 50 për qind, dhe për këtë një prej shkaqeve ishte gjuha fyese e përdorur gjatë fushatës nga partia e Albin Kurtit.

Ky është qëndrimi i analistit Branisllav Kërstiç, i cili u ndal edhe tek problemet e Komisionit Qendror Zgjedhor. Sipas tij, ky institucion ka dështuar në këtë proces, sidomos në veri.

Ai kritikon pushtetin për “politizim brenda KQZ”.

“Dita e zgjedhjeve ka qenë befasi për secilin qytetar të shtetit të Kosovës, sepse kemi me vite të tëra dalje më pak se 50 për qind të qytetarëve në zgjedhje. Kurrë nuk e kemi pasur një fushatë me gjuhë aq të ndyrë dhe të pistë dhe kjo është njëra prej arsyeve. Pushteti aktual, dhe më duket se suksesi i tij më i madh është se ka arritur ta ndajë stafin e KQZ-së brenda institucionit, që është alarmante për secilin qytetar. E kemi ndarë në mënyrë politike, ata që nuk janë me ne, janë kundër nesh”, u shpreh analisti Branisllav Kërstiq.

Ai vlerëson se opozita ka qene ajo qe ka fituar në këto zgjedhje dhe sipas tij kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti, nuk do të arrijë ta formojë qeverinë, por “do të përpiqet të blejë kohë në mënyrë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare ne fund të këtij viti.

Pjese e minoritetit serb, analisti Kërstiç ve theksin edhe tek fakti se ka shumë vite që Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës dhe se kjo parti punon vetëm për interesa vetjake dhe njëkohësisht është instrument i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne kemi eksperiencë, në 12 vjetët e fundit Lista Serbe ka pasur 10 deputetë në Parlamentin e shtetit të Kosovës, por më duket gjithsej tri herë kanë dalë dhe kanë folur me kolegët e tyre në parlament. Ata me vite nuk mbështesin interesat e komunitetit të tyre. Ata janë një lloj i makiavelistëve që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe janë një instrument i regjimit të Aleksandër Vuçiç”, ka thënë analisti Branisllav Kërstiç.

Serbët e Kosovës ishin pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në mesin e subjekteve politike serbe prin Lista Serbe me 4.5 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!