Kurti planifikon mbledhje të përbashkëta me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

schedule21:13 - 24 Shkurt, 2020

schedule 21:13 - 24 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Londër ku po merr pjesë në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ka takuar udhëheqësit e BERZH-it dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, thekson se do të synojë të zhvillojë takime të përbashkëta qeveritare me Malin e Zi dhe me Maqedoninë Veriore.

“Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura, do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit”, shkruan Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!