Kurti për grevën: Unë jam klasë e mesme, po me shtetin çfarë po bëhet

schedule14:15 - 22 Shtator, 2022

schedule 14:15 - 22 Shtator, 2022

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, foli për grevën në arsim, ku tha se e ka hallin e shtetit se ai bën pjesë në klasën e mesme të shoqërisë.

Duke e quajtur gabim kërkesën prej 100 euro, Kurti tha se nëse një kategori kërkon shtesa dhe bën grevë atëherë mund të kërkojnë edhe kategoritë tjera, raporton Gazeta Express.

“A e dini çka ndodhë nëse ka këso marrëveshje të pjesshme, është plotësisht legjitime dhe do të ishte iracionale nëse nuk pasojnë grevat tjera, secila kategori bëhet legjitime me bë grevë masnej, çka po bëhet me shtetin se unë jam klasë e mesme po me shtetin çka po bëhet. Çka ndodhë me shtetin, nëse kjo është mënyra që dikush thotë se derisa të kalojë projektligjit kategorisë time shtoja nga 100 euro mandej pse nuk është legjitime edhe një kategori tjetër me lypë njësoj, nuk kemi kategori të shenjtë në Kosovë, policët, zjarrëfikësit, ushtarët, administrata, të gjithë njerëzit janë njësoj se jemi republikë dhe demokraci prandaj nuk është kjo mënyra e zgjidhjes së problemit”, tha Kurti para deputetëve.

Ai tha se duhet pasur parasysh edhe sektorin privat që çdo i katërti ka rrogën më të ulët se 250 euro.

“4/5 i kemi në sektorin privat, ne nuk mundemi të bëjmë pako për përballje me inflacionin vetëm për sektorin publik. Çdo i katërti e ka pagën më të ulët se paga minimale që e kemi kaluar në lexim të parë prej 250 euro”, tha Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!