Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti nuk ia ka nevojën Osmanit!”, Dërguti: Vazhdon bllokada, një hap larg marrjes së kontrollit të shtetit

schedule17:16 - 3 Mars, 2026

schedule 17:16 - 3 Mars, 2026

Analistja politike Aida Dërguti tha se situata e fundit politike në Kosovë përfaqëson vazhdim të bllokadës me mjete të tjera, duke theksuar se kryeministri është një hap larg marrjes nën kontroll të plotë të shtetit.

Dërguti u shpreh se Albin Kurti nuk ka nevojë për mbështetjen e Vjosa Osmanit, duke argumentuar se rezultati prej 51 për qind në zgjedhjet e fundit dëshmon se ai mund ta sigurojë pushtetin pa të.

“Ky është vazhdimi i bllokadës me mjete të tjera, sepse tashmë e dimë që kryeministri aktual është një hap larg marrjes nën kontroll të gjithë shtetit, qoftë përmes zgjedhjeve të reja apo përmes postit të presidentit. I gjithë ky vrap i këtyre ditëve është në përpjekje për të shfajësuar veten, ndërkohë që takimet me opozitën nuk kanë prodhuar asgjë.



Tanimë kanë nisur të qarkullojnë disa lajme se një prej propozimeve është Glauk Konjufca. Nga prezenca e Vjosa Osmanit në bordin e paqes, një person që nuk e kontrollon, është shkaktuar edhe shkuarja në zgjedhje.

Albin Kurti nuk ia ka nevojën Vjosa Osmanit. Në zgjedhjet e fundit ai arriti 51 për qind dhe dëshmoi se nuk ka nevojë për të, pasi rezultatin e arriti vetë. Kurti nuk do ta propozojë Vjosa Osmanin; fokusi i tij ka qenë te politika e jashtme dhe dialogu, dhe ai është një hap larg marrjes së kontrollit të shtetit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!