“Kurti nuk e do dialogun”, Berisha: Po dëmton Kosovën me qasjen antiperëndimore

schedule16:48 - 20 Mars, 2024

schedule 16:48 - 20 Mars, 2024

Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, ish-zv. Ministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e do dialogun.

Sipas tij, Kurti ka bërë çmos për mos avancuar në marrëveshjet e arritura.

Sakaq, Berisha ka deklaruar se qasja antiperëndimore e kryeministrit, është duke e dëmtuar shumë Kosovën.

“Kurti ka mungesë vullneti të ruajtjes së raporteve dhe të kujdesit në sjellje me SHBA dhe me partnerët europianë. A e bën ky qëllim, apo për arsye ideologjike, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që nga pozicioni i kryeministrit të Kosovës, mundëson që operimi i Rusisë dhe i Serbisë në një çështje të pambyllur. Sepse Kurti ka bërë çmos që dialogu të mos përmbyllet, duke krijuar probleme vazhdimisht të parëndësishme dhe artificiale dhe duke mos marrë parasysh peshën e kësaj qasje sepse çështja e sigurisë së rajonit është tepër e ndjeshme dhe tepër e ndikueshme, aq më pak pas krizës së Ukrainës u shfaq kriza në Lindjen e Mesme, nuk ka qene e pandikuar dhe prej këtyre faktorëve të jashtëm në mënyrë të veçantë Rusisë. Kjo qasje tipike antiperëndimore e tij, është duke e dëmtuar Kosovën në masën më të madhe deri më tani. Edhe asnjëherë Kosova që nga ’99 nuk ka qene ndonjëherë në një situatë më të rëndë dhe më të pasigurtë në të gjithë kontekstin rajonal”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!