Kurti: Njëherë zgjedhjet, pastaj të vendoset për presidentin

schedule20:00 - 26 Nëntor, 2020

schedule 20:00 - 26 Nëntor, 2020

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kurti bën me dije se takimi u fokusua në situatën aktuale në Kosovë dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai u shpreh se është me rëndësi që presidenti i ri të zgjidhet pasi të kenë folur qytetarët.

“Qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kjo qeveri nuk është në gjendje të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”,  është shprehur Kurti.

/abcnews.al/