Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kurti bën me dije se takimi u fokusua në situatën aktuale në Kosovë dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai u shpreh se është me rëndësi që presidenti i ri të zgjidhet pasi të kenë folur qytetarët.
“Qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kjo qeveri nuk është në gjendje të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, është shprehur Kurti.
/abcnews.al/