Gazetari Donat Syla komentoi zhvillimet e fundit në Koosvë pas dy seancave jo rezultative në formimin e qeverisë së re. Syla tha se subjektet politike janë duke treguar papjekuri lidhur me qeverinë e re të Kosovës. Sipas tij, në Kosovë është krijuar një klimë e tendosur me njerëz që priren të ndahen në tradhtar dhe patriot.
“Subjektet politike janë duke treguar papjekuri politike dhe përgjegjësia i takon sipas përqindjeve. Të gjitha partitë kanë pas pritje më të mëdha për shkak të kalkulimeve të ndryshme. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka trumpetuar se do jetë e para ose e dyta, por duke u pozicionuar e treta është mjaft fraxhile sepse rrezikohet dhe pozicioni i kryetarit të partisë. Duke qenë partia e tretë nuk i leverdis të hyjë në koalicion.
Narrativa e VetëVendosjes është e ndërtuar mbi protagonistët e PDK dhe nuk është i leverdisshëm një koalicion. Edhe PDK ka refuzuar bashkëpunimin me Vetëvendosjen. Me këtë qëndrim të partive do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në lidhje me Listën Serbe, ka pasur vite e vite narrativën nacionaliste dhe anëtar të Listës Serbe kanë qenë në akte terroriste. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunime.
Është një klimë e tendosur që është e prirur t’i ndajë njerëzit në tradhtar dhe patriot.”
/ abcnews.al

