Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti në Greqi takon Xhaferoviçin: Duhet të jemi syhapur ndaj lidhjeve ruse me Serbinë

schedule11:37 - 7 Prill, 2022

schedule 11:37 - 7 Prill, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për Greqi ku edhe po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Zyra për media e kryeministrisë ka njoftuar se sot Kurti i shoqëruar nga kryediplomatja Donika Gërvalla ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

Në këta takim kanë diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

Kryeministri Kurti ka thënë se “duhet të vazhdohet të solidarizimi dhe mbështetja për luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!