Kurti në festivalin e Kanës, publikon foto me vajzën dhe bashkëshorten

schedule21:09 - 16 Korrik, 2021

schedule 21:09 - 16 Korrik, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa po qëndron në Francë në festivalin e filmit në Kanës. Kurti shfaqet me vajzën dhe gruan e tij më tapetin e kuq, ndërsa i pranishëm është edhe ambasadori Qëndrim Gashi.

Kurti ku ka shkruar për filmin “Pa vend” nga Kosova për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin DokufestnëPrizren”, ka shkruar Kurti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!