Albini në “grackën” ruse/ Dy komedianët e njohur rusë, e fusin në lojë

schedule16:05 - 26 Mars, 2025

schedule 16:05 - 26 Mars, 2025

Ne këtë video, teksa qëndron serioz dhe plotësisht i fokusuar ne bisedën qe ai mendon se po e realizon me presidentin e Letonisë Edgar Rinkevics, Kryeministri Kurti flet për dezinformimin, per luftën hibride dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe Amerikën, por ne fakt Albin Kurti ka rene pre e një rrengu te dy komedianeve te famshëm ruse, Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov.

“Ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda Kosove. Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride”

Në këtë video, Kurti flet edhe për emisarin amerikan, Richard Grenell, duke thënë se Grenell tani po bashkëpunon me opozitën.

“Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tani në masë të madhe është rreshtuar me opozitën”

Kryeministri ndër të tjera tregon dhe shtetet prej të cilave Kosova është duke blerë armatim dhe që Kosova do të ndërtojë dhe fabrikën e prodhimit të armatimit.

Për sulmin në Ibër-Lepenc, thotë se prapa janë Serbia dhe Rusia.
Mes te tjerave ai flet për protestat në Serbi kundër Vuçiqit dhe kritikon perëndimorët, SHBA-në dhe BE-në, që s’janë duke i përkrahur mjaftueshëm ato.

Kurti thotë se plani për problemin me Serbinë është që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe thotë se SHBA dhe BE s’po i bëjnë presion mjaftueshëm për një gjë të tillë.

Gjithashtu Kurti flet edhe për Milan Radojicicin duke treguar se ai gjendet në Begorad.

Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov që njihen edhe si Vovan dhe Lexus më herët u kanë bërë rrengje edhe politikanëve të tjerë nëpër shtete të ndryshme. Siç raporton “The Independent”, të dy kanë mashtruar kryeministrin irlandez, Leo Vardakar, politikanin britanik, Boris Johnson, atë amerikan, Bernie Sanders, ish-kryeministrin kanadez, Justin Turedau, e shumë emra të tjerë.

Nje tentative te tille e kane bere edhe me Thaçin, por kabineti i tij e ka zbuluar, ndersa ne rajon pre e rrengut ka rene me pare edhe Zoran Zaev, ish kryeminister I maqedonise se veriut.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!