Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal.
Përmes një postimi në rrjketet sociale, Kurti thotë se mundësia për t’i marrë dyjat në një vend ofron mundësi për t’u mbrojtur nga dyja sëmundjet.
“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, ka shkruar ai në një status në Instagram.
Më tej ai shton se është urgjente që personat mbi 18 vjet të marrin këtë vaksinë.
“Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë”, përfundoi ai.