Mes kolapsit politik të konstituimit të Kuvendit, Kosova mbajti zgjedhjet lokale këtë të diel. Nga rezultatet e para, partia e Albin Kurtit ka humbur ndjeshëm disa komuna. Sipas analistes Magbule Shkodra, nëse janë votuar kandidatë të Vetëvendosjes, janë vota të Albin Kurtit.
“Nëse fiton kandidai i VetëVendosja, janë vota të Albin Kurtit. Populli e votoi sërish, njëjtë dhe në Kamenicë. Të gjithë ata që morën votë nga VV, votat i marrin nga Albin Kurti.”
Analisti Burim Ramadani tha se qytetarët janë të lodhur nga bllokada 8 mujore. Më tej Ramadani tha se Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe mund të mbahen brenda muajit dhjetor.
“Rreth bllokadës 8 mujore, qytetarët dhanë një shpërndarje të fuqisë politike për 4 parti duke dhënë mesazhe.
Sipas votave të qytetarëve, ata i kanë dhënë humbje VV për synimet që ka pasur pavarëissht se ka treguar fuqi në disa komuna. I ka dhënë një plagosje partisë Demokratike, e ka treguar një ftohtësi LDK dhe ka rikonfirmuar AAK. Nëse shihet në zgjedhjet e ardhshme që me gjasë janë në 14 dhjetor.
E tërë fushata ishte anemike, qytetarët kanë treguar se nuk janë militant të partive politike dhe kjo është shprehur dhe me një mungesë totale të emocionit. Qytetarët janë të lodhur nga bllokada nacionale. Në Vetëvendosje është one man shoë, bazohet rreth një njeriu.” / abcnews.al /

