Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe ajo bazohet në parimet universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integritetit territorial, pavarësisë, heqjes dorë nga kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shkëmbimit të misioneve diplomatike nëpërmjet ambasadorëve të plotë, njohjes së simboleve shtetërore dhe pasaportave.
Kurti këto komente i bëri në konferencën e mbajtur sot nga Grupi i Ballkanit për Politika me temën ”Balkan Dialogues Initiative”.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe krijues. Ne besojmë se Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ajo bazohet në parimet universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integritetit territorial, pavarësisë, heqjes dorë nga kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Republikës sonë në organizatat ndërkombëtare, shkëmbimit të misioneve diplomatike nëpërmjet ambasadorëve të plotë, njohjes së simboleve shtetërore, pasaportave etj”, tha ai.
Në konferencën e sotme, kryeministri foli edhe për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE. Pas kalimit me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, tash së fundmi, raportit pozitiv për vendin të vitit të kaluar dhe vendimit të liberalizimit të vizave pas gjithë asaj vonese, kryeministrit Kurti tha se që Kosova të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që Kosova meriton statusin kandidat.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondah ky takim të shërbej për të përmirësuar aftësinë e tyre për t’i ndihmuar palët në mënyrë efektive, pasi dialogu dhe diplomacia për stabilitet, normalizim dhe integrim rajonal po intensifikohet.