Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ftuar në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News, ndër të tjera foli edhe për ndryshimin mes Asociacionit dhe Zajednicës.
Halimi tha se ato janë e njëjta e gjë, vetëm se janë në gjuhë të ndryshme.
“Është në fakt e njëjta gjë, vetëm se është e përkthyer në gjuhën serbe. Kjo marrëveshje nuk është finale dhe përmban dy gjuhë dhe e kemi të vështirë ta kuptojmë.
Ajo që është shqetësues deri më tani është nëse 7 dhe neni 9.
Pse kemi ardhur deri në këtë situatë, janë pikërisht veprimet moskordinuese me aleatët tanë.
Ka qenë i gabuar kalimi i dialogut nga politik në teknik,” u shpreh ajo.
Në lidhje faktin nëse Albin Kurti duhet ta nënshkruajë marrëveshjen marrëveshjen me 18 mars, Halimi u shpreh se kjo pyetje duhet t’i drejtohet vetë kryeministrit, por sipas saj Kurti duhet të shohi çështjen e aneksit.
Kjo pyetje duhet ti drejtohet Kurtit dhe ai me çështjen e aneksin do të shohim se cfarë përmban ky dokument.
Nëse ka qenë merre ose lërë, aneksi është një mundësi e mirë.
A mendoni se aneksi i zbatimi është lënë me qëllim, që kur të vijë puna të nënshkrimi të bëhen njëkohësisht për të mos i lënë mundësi palëve?
Nga ajo cfarë u tha nga BE, palët janë dakorduar, ka mbetur që më 18 mars të negociohen për detajet.
Me rëndësi është se dialogu nuk do të duhej të realizohej duke pasur pretendim të konsumit të brendshëm dhe me një gjuhë populiste. Dialogu do të duhej të jepej mundësi favorizuese sepse kemi qenë në moment të favorshëm.
Tani kemi totalisht diçka tjetër dhe kjo ka ardhur për shkak të disa veprimeve të kryeministrit Kurti.
Besoj që partnerët do të ndihmojnë në këtë proces që Kosova mos të humbë dhe mos ta zgjasi dialogun”, përfundoi zëdhënësja e LDK-së.r.t/abcnews.al