Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti” mbyll Klan Kosovën/ Regjistruar me adresë gabim: Kundër Kushtetutës

schedule19:28 - 14 Qershor, 2023

schedule 19:28 - 14 Qershor, 2023

Qeveria e Kosovës ka pezulluar çertifikatën e biznesit të televizionit Klan Kosova. Në dokumentin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrim e Bizneseve në Kosovë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë thuhet se pezullohet certifikata e biznesit të kompanisë Klan Kosova.

Ky pezullim vlen deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër.

“Duke u bazuar në datën 14 Qershor është iniciuar kallëzimi penal në departamentin për krime të rënda në kuadër të policisë së Kosovës me pretendimin se në certifikatat e biznesit tek ndërtimi i pronarëve figuron vendpanimi Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia, meqë nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi që në bazë të këtij dokumentacioni vërtetohet se qyteti i Pejës dhe Gjakovës është nën administrimin e Republikës së Serbisë, në bazë të nenit 85 të Ligjit nr. 05/L-031 rë Procedurës së Përgjithshme Administrative u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.”, thuhet në dokument.



 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!